22 është një studio arkitekture me qëndër në Tiranë e specializuar në arkitekturë, planifikim dhe interiere. Ne jemi nje grup i vogël profesionistësh të përqëndruar gjatë gjithë kohës tek përmiresimi i aftësive dhe produktit tonë. Si tregues për këtë përdorim zhvillimet më të reja në fushat ku veprojmë si dhe përshtypjet dhe reagimin e klientëve tanë. Projekt pas projekti përpiqemi që të implementojmë standarte të qëndrueshme në projektim.

Qëllimi

Qëllimi ynë është vendosja e një standarti të qëndrueshëm në marrdhëniet midis projektuesit, klientit dhe ndërtuesit në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nga ana tjetër përpiqemi të japim kontributin tonë në përmiresimin e cilësisë së projektimit dhe, nëpërmjet tij, të cilësisë se jetës dhe të të bërit biznes.

Ekspertiza

Ekspertiza jonë shtrihet në të gjithë spektrin e projektimit – arkitekturë , planifikim, interiere. Këto disiplina i shohim të pandara dhe rrjedhim llogjik i njëra-tjetrës.

Filozofia

Vlerësojme se suksesi i cdo projekti lidhet ngushtësisht me estetikën dhe funksionalitetin, me aspektin ekonomik, si dhe me zgjidhjen konstruktive dhe përzgjedhjen e materialeve.